Manchester United thuhet të jetë ende duke garuar për nënshkrimin me Matthijs de Ligt dhe raportohet tani të ketë arritur edhe një marrëveshje me Ajaxin.
De Ligt është njëri nga lojtarët më të kërkuar në futbollin evropian pas shkëlqimit te skuadra e re e Ajaxit gjatë sezoneve të kaluara, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi konsiderohet si favorit për të nënshkruar me qendërmbrojtësin, megjithëse Barcelona, Bayern Munichu, Paris Saint Germaini dhe United kanë qenë të lidhur shumë me transferimin e tij.
Derisa po zvarriten bisedimet me Juven, gazetari francez Julien Laurens pretendon se United është i pozicionuar mirë për të siguruar shërbimet e De Ligt në rast se dështon kalimi i tij në Allianz.
“Djajtë e Kuq” supozohet se kanë rënë dakord me vlerën e kërkuar nga Ajaxi dhe pritet që shuma prej 75 milionë funta të jetë e mjaftueshme për të nënshkruar me të./arbresh.info/
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...