Ajaxi ka arritur sonte të fitojë superkupën e Francës. Kampioni holandez mposhti nënkampionin, PSV Eindhoven. Sezoni i ri në Holandë fillon më 3 gusht
Ajaxi ka vazhduar me paraqitje të mirë edhe pa disa nga yjet e saj duke e mposhtur PSV-në në superkupë me rezultat 2-0.
Gjithçka filloi mirë për gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar ku ata kaluan në epërsi që në sekondat e parë të ndeshjes.
Ishte një kundërsulm klasik i Ajaxit ku shënoi Dolberg pas një asisti që mori nga Donny van de Beek.
PSV edhe pse tentoi që të shënoi dhe të barazon rezultatin, nuk e arriti këtë pasi që kampioni në fuqi arriti të mbrohet mirë.
Edhe pjesa e dytë fillon më mirë për Ajaxin.
Tetë minuta pasi që kishte filluar ndeshja, Daley Blind shënon një super gol për ta dyfishuar rezultatin.
Me këtë rezultat përfundon takimi dhe Ajax fiton trofeun e parë para fillimit të sezonit të ri. /GazetaExpress/
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës