Matthijs De Ligt dhe Frenkie de Jong janë dy lojtarët e Ajax, të cilët momentalisht janë thuajse më të kërkuarit në Evropë.
Qendër mbrojtësi holandez, De Ligt, po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe Juventus.
Është raportuar se skuadra nga Italia është më afër sigurimit të shërbimeve të tij dhe kanë ofruar një shumë prej 80 milionë eurove, të cilën Barca nuk kanë qenë të gatshëm ta kontestojnë.
Në anën tjetër, “Mundo Deportivo” shkruan se Ajaxi ka nënshkruar me zëvendësuesin e De Ligt, lojtarin e Boca Juniors, Lisandro Magallan.
25 vjeçari pritet të largohet nga Argjentina dhe të bashkohet me skuadrën nga Amsterdam qysh në janar.
Ky transfer na lë të kuptojmë se holandezët veçse janë pajtuar me largimin e lojtarit premtues.
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit