Mikel Arteta ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e Gabriel Martinellit kundër Manchester United, pavarësisht se skuadra e tij humbi me rezultat 3-2.
Braziliani kishte fituar një vend në formacionin startues pas paraqitjes së tij të mirë në udhëtim te Newcastle United, ku edhe kishte arritur të shënonte.
Arsenalit i duhej të mposhte United për t’u futur në top katërshe dhe Arteta ndjeu se mund t’i besonte të riut.

Martinelli dha asistim për golin e Martin Odegaard dhe ai ishte në formë të mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Ai vazhdoi të shkaktonte probleme të mbrojtjes së United dhe dukej se do të shënonte në disa raste.
Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, Arteta e vlerësoi atë për kontributin e dhënë në ndeshje.
“Ai dukej një kërcënim”, tha Arteta për Martinellin në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes.
“Ai kishte një shans të madh në pjesën e parë dhe ndoshta duhet të kishte luajtur”.
“Ai krijoi asistime, punoi jashtëzakonisht shumë dhe pati disa momente vërtet të mira – ai dukej një kërcënim”, përfundoi tekniku spanjoll./Arbresh.info
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...