Sergio Aguero ka bërë debutimin e tij për Barcelonën në minutat e fundit të fitores së së dielës ndaj Valencias dhe tani ai po përgatitet të përballet me Dinamo Kievin në mesjavë.
Kur u pyet për fushatën e skuadrës së tij në Ligën e Kampionëve, Aguero ishte drejtpërdrejt.
“Ne duhet të fitojmë sepse nëse nuk e bëjmë atëherë jemi pothuajse jashtë”.
“Sidoqoftë, ne jemi të sigurt dhe kemi lojtarët që do të na ndihmojnë të bëjmë më të mirën”, ka thënë Aguero në konferencë shtypi para ndeshjes.
Tutje Aguero u ndal edhe te largimi i Lionel Messit.
“Ai është duke bërë mirë, duke shijuar veten dhe kjo është ajo që dua për mikun tim. Unë dua që ai të shijojë futbollin e tij gjithmonë”.
“Messi kishte fanellën me numrin 10 kur mbërrita në klub, por tani Ansu Fati e ka atë dhe i shkon shumë”.
“Vendimi për të marrë Nr.19 ndodhi kur mbërrita ishte sepse e kisha përdorur tashmë për ekipin kombëtar”, deklaroi ai.
? LIVE
? @aguerosergiokun: “We need to win tomorrow”
➡ https://t.co/v28AM27Zzq
⚽️ #BarçaDynamo pic.twitter.com/lkz0jfL5eD— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 19, 2021
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...
Sulmohet me thikë një person në Kamenicë, arrestohet i dyshu...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë