Yannick Carrasco ishte njëri nga emrat më të përfolur për transferim te Arsenali gjatë merkatos së muajit janar, madje edhe gruaja e tij tha se lojtari ishte i interesuar.
Por, kalimi i tij te ndonjë klub tjetër, apo kudo tjetër jashtë Kinës ka qenë i pamundur ndonëse edhe familja e tij ka pasur probleme për tu adaptuar, transmeton portali arbresh.info.
“Vështirë se do të largohet për shkak se Dalian Yifang zyrtarisht e ka tërhequr atë nga merkato”, ka thënë agjenti i tij Federico Pastorello.
“Emri i tij mund të jetë sërish pjesë e kryetitujve gjatë verës”
“Në fakt, negociatat nuk kanë filluar asnjëherë. Ka pasur interesim të shfaqur nga Italia, por ne nuk kemi shkuar asnjëherë përtej kësaj”
Sipas raporteve të ndryshme, Arsenali shpresonte të nënshkruaj me të në formë huazimi dhe të ketë opsionin për blerje, ashtu siç ndodhi rasti me mesfushorin Denis Suarez./arbresh.info/
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...