Agjenti i Son Heung-min ka biseduar për një largim potencial te Napoli te sulmuesi i Tottenham Hotspur. “Një ditë, kush e dinë?”.
Son e ka vënë emrin e saj si yll botëror me paraqitjen e tij për Tottenham sezonin e fundit, por Thies Bliemeister ka treguar se Napoli do të mund ta ofrojë 27 vjeçarin nëse ai dëshiron të largohet nga finalistët e Ligës së Kampionëve.
“Kurrë nuk kam dërguar lojtar në Napoli, por do të dëshiroja për shkak të Maradonës, që është lojtari im i preferuar dhe ka luajtur për ta”, ka thënë Bliemesiter për Radio Marte.
“Kam biseduar me Napolin në të kaluarën, me përfaqësuesit ekzekutiv të tyre që nuk janë më në klub. Ka ndodhur gjatë kohës kur ata lozën dy ndeshje me Salzburgun më parë”.
“Sa për Son në Napoli, pse jo? Ju nuk mund të thoni, kurrë, në futboll. Son e do Italinë, ushqimin dhe popullin italian”.
“Nuk do të jetë e lehtë që ta largosh atë nga Tottenham për shkak se kushton shumë, por një ditë, kush e di çfarë do të ndodh?”. /GazetaExpress/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...