Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, ka thënë se Napoli ka ndryshuar dhe kjo mund të bëjë që klienti i tij të mbetet në “San Paolo”.
Hysaj pritej të largohej gjatë verës, ngase është i lidhur me largimin që disa muaj dhe këtë e kishte konfirmuar edhe agjenti, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, me ardhjen e Gattuso-s, gjërat kanë ndryshuar dhe agjenti ka konfirmuar që kanë biseduar përsëri me klubin.

“Gjërat kanë ndryshuar nën urdhrat e Gattuso-s dhe kemi biseduar me klubin për këtë situatë”, theksoi ai.
Hysaj ishte dje pjesë e skuadrës në fitoren ndaj Juventus-it në finale të Kupës së Italisë.
Mbetet të shihet nëse gjatë verës shqiptari do largohej, apo do ndryshojë mendje dhe ta rinovojë kontratën./arbresh.info.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...