Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka thënë se janë lodhur duke pritur rinovimin nga Napoli dhe ka lënë hapur mundësinë që lojtari mund të largohet në fundin e edicionit.
Shqiptari është titullarë nën urdhrat e Gennaro Gattuso-s, por ende klubi nuk i ka ofruar mundësinë e rinovimit, transmeton portali arbresh.info.
Kurse, agjenti ka lënë hapur mundësinë që Hysaj mund të largohet në fundin e edicionit si agjent i lirë.
“Që nga arritja e Gattuso-s, Hysaj është duke ia dal mirë. Ai ka pasur zbritje vetëm te Ancelotti”.

“Rinovimi i kontratës nuk varet nga Gattuso. Nuk duhet të rinovojë nëse trajneri qëndron. Jam duke pritur nga Napoli për dy vite dhe tani jam lodhur”.
“Nëse propozimi i duhur vjen, Hysaj do qëndrojë, ndryshe do transferohet të tjetër skuadër që e do në muajt e ardhshëm”.
“Ai nuk duhet të qëndrojë vetëm për Gattuso-n, Napoli duhet t’i besojë”, deklaroi ai.
Mbetet të shihet nëse Hysaj do largohet ose rinovojë me “Napolitanët”./arbresh.info.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...