Agjenti i portierit Gianluigi Buffon e ka pranuar se thirrja nga Juventusi ishte “plotësisht e papritur” pas vetëm një sezoni në Paris Saint Germain.
Portieri do të jetë 42-vjeçar në janar të vitit 2020, por vazhdon të jetë aktiv dhe do të luaj në sezonin e tij final para se të marrë një rol prapa skenave në Torino, transmeton portali arbresh.info.
“Rikthimi në Juve ishte plotësisht i papritur”, ka thënë agjenti Silvano Martina për Radio Bianconera.
“Ne ishim duke i shqyrtuar ofertat tjera kur thirrja erdhi nga Juventusi. Kur kam folur me të për këtë, kjo ishte thjeshtë një zgjedhje ideale, si në aspektin emocional ashtu edhe për familjen e tij”
“Rikthimi në Juventus, për dikë që ka qenë gjithmonë tifoz pasionant i Bianconerëve, vërtetë ishte më e mira që ai mund të ketë shpresuar”
“Me të thënë këtë, unë jam shumë i kënaqur që shkoi në PSG. Nëse do të pensionohej vitin e kaluar, ai nuk do të ishte në gjendje të rikthej në Juventus. Ishte një eksperiencë e lumtur në Paris”, shtoi ai./arbresh.info/
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...
Vdes një person në një pompë të derivateve në Pejë
Dëshmitari nga stafi i ZPS-së: S’kam njohuri për çështjen në...
Bllokimi i ngushticës së Hormuzit nga ushtria iraniane rrezi...