Agim Ademi është rizgjedhur president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për një mandat tjetër katërvjeçar, pas votimit të zhvilluar sot në Kuvendin Zgjedhor të federatës.
Ademi ishte kandidati i vetëm dhe nga 52 delegatë, ai mori të gjitha 52 votat pro, pa asnjë kundër apo abstenim.
Kuvendi Zgjedhor, shërbeu gjithashtu për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së për mandatin e ri katërvjeçar.
“Të dashur delegatë, vota juaj sot është besim për mua dhe për ekipin tim. Vota juaj është vlerësim i punës që kemi bërë së bashku dhe përkrahje për të ardhmen. Do të jem gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar futbollin”, tha me këtë rast Ademi.
Rizgjedhja e tij siguron vazhdimësinë në udhëheqjen e futbollit kosovar dhe përkushtimin për zhvillimin e sportit më të popullarizuar në vend.
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët