Afrim Tovërlani ka folur për garën e ashpër që po zhvillohet për titull të kampionit të Kosovës. Drita dhe Prishtina janë duke zhvilluar garë të “nxehtë” për titull.
Trajneri i njohur i futbollit të Kosovës ka thënë se Drita tashmë është më afër titullit. Sipas tij, gjasat e gjilanasve janë 55 për qind, derisa ato të Prishtinës janë 45 për qind.
“Nëse deri para një muaji Prishtina ka qenë më afër, tash mendoj se është Drita. 55 për qind janë gjasat e Dritës, 45 për qind të Prishtinës”, ka thënë Tovërlani për RTKlive.com.
Ish-trajneri i disa skuadrave elitare nuk e përjashton mundësinë që edhe përballja mes Prishtinës dhe Dritës të vendosë për titullin e kampionit.
“Mund të vendosë edhe përballja mes tyre, nëse Drita ka karakter ta mbajë deri në fund këtë ritëm”, ka theksuar Tovërlani.
Ai ka shtuar se, skuadrat tjera që deri para pak javësh ishin në garë për kreun e tabelës, tashmë kanë humbur hapin në ‘luftën’ për titull të kampionit.
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...