Adrien Rabiot ka arritur marrëveshjen me bordin e Barcelonës.
Kështu raporton gazeta franceze ‘Le Parisien’, e cila pretendon se mesfushori do të largohet nga Paris Saint Germaini për kalim në Spanjë gjatë muajve të ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Rabiot ka refuzuar një numër të madh ofertash për rinovim të kontratës nga PSG, e cila është përgjigjur duke e lënë në bankinë 23-vjeçarin francez deri në momentin kur të vazhdojë marrëveshjen e tij përtej qershorit të vitit 2019.
Megjithatë, duket se Rabiot ka vendosur për të ardhmen e tij pasi tashmë ka “rënë dakord me kushtet personale në kontratën e tij me Barcelonën”, kështu thotë të paktën gazeta e lartpërmendur.
Lajmi padyshim se do të jetë zhgënjyes për skuadrat si Tottenhami, Arsenali dhe Chelsea, të cilat kanë shfaqur interesim për të./arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?