Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, nuk e ka të ardhmen e sigurt në skuadrën e Bayer Leverkusenin.
Ish sulmuesi i Dinamo Kievit, ka humbur vendin në formacionin bazë dhe me kampionatin botëror që do të mbahet në verë, ai dëshiron të largohet.
Skuadra e Hamburgut ka shfaqur interesim për reprezentuesin zviceran dhe shumë lehtë mund të transferohet te gjiganti gjerman, pasi aty luan edhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.
Hamburg besohet se ka ofruar rreth gjashtë milionë euro për transferimin e Mehmedit në ‘Volkparkstadion’.
26-vjeçari ka luajtur këtë edicion 10 ndeshje me Leverkusenin në Bundesliga ku ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asistime. /arbresh.info/
Prishtina do të presë AI+ Expo në nëntor – një nga ngjarjet ...
Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rast...
Zulfaj pret ambasadorin suedez, riafirmohet mbështetja ndaj ...
74-vjeçari arrestohet për vrasjen e partneres në Gjermani
Osmani prezanton aderimin e ri
Pak orë afat, PSD konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhje – 5 par...