Trajneri i KB Trepçës, Adis Beçiragiç ka arritur një sukses të jashtëzakonshem këtë vit, sikurse me klubin mitrovicas ashtu edhe me kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Gjithë këto suksese atij iu shpërblyen me çmimin ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosnje, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra mitrovicase përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit.
“Trajneri ynë, Adis Beçiragiç, është shpallur më i miri në Bosnje në konkurrencën absolute, si trajneri më i suksesshëm ndër të gjitha sportet!”
“Si klub, jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi në krye një trajner të këtij niveli, një njeri që punon me zemër, jep maksimumin çdo ditë dhe e çon ekipin gjithmonë përpara. Kjo arritje flet vetë për punën dhe sukseset e tij!”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Adisi ishte më meritorët për arritjen e jashtëzakonshme të Bosnjës në EuroBasket, ku kaluan një grup të vështirë me Greqinë, Italinë, Spanjën, Gjeorgjinë e Qipron.
Kombëtarja boshnjake u eliminua në fazën e 1/8 së finales në EuroBasket nga Polonia, derisa kjo arritje ishte një ndër më të mëdha në historinë e basketbollit bosnjak.
‘Maestro’ boshnjak, po vazhdon ta dominojë edhe basketbollin kosovar, ku me Trepçën ka arritur të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm për dy vite radhazi./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...