Në podcastin e Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Agim Ademi deklaroi se nëse Kosova do të kishte një stadium me kapacitet mbi 30 mijë vende, atëherë vendi do të kishte mundësi të organizonte finale të garave të mëdha evropiane si Champions League, Europa League dhe Conference League.
“Nëse do të kisha pasur një stadium me 30 mijë ulëse ose më shumë, garantoj se do të kishim marrë ndeshje të kalibrit të finaleve të ligave evropiane, siç kanë marrë edhe vende të tjera në rajon, përfshirë edhe Tiranën”, ka deklaruar Ademi.
Sipas tij, aktualisht Kosova nuk e ka këtë mundësi për shkak të kritereve të UEFA-s, që kërkojnë një kapacitet minimal prej 30 mijë vendeve për organizimin e këtyre ndeshjeve./rtk
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...