Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar futbolldashësit në tre vjetorin e anëtarësimin e Kosovës në shtëpinë botërore të futbollit.
Ky anëtarësim ka ardhur vetëm 10 ditë pas pranimit në Unionin Evropian të Futbollit (UEFA).
Me këtë rast numri një i FFK-së përmendi sfidat por edhe sukseset gjatë kësaj kohe.
“Tre vjet në FIFA, tre vjet punë, përgjegjësi e sukses”.
Postimi i plotë i kreut të Federatës së Futbollit:
Pas 3 majit, një tjetër datë historike për futbollin e Kosovës është 13 maji, dita kur Federata e Futbollit e Kosovës u anëtarësua në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në Kongresin e mbajtur në Meksikë. Kësisoj, rrugëtimi shumëvjeçar i shumë gjeneratave të futbollit në Kosovë, me sakrifica e vështirësi, përfundimisht arriti në cakun e duhur, aty ku vendi ynë e kishte merituar të ishte shumë vite më parë, por që burokracitë dhe politika nuk e lejuan të depërtonte.
Sidoqoftë, ashtu siç thotë edhe fjala e urtë popullore “më mirë vonë se kurrë”, edhe ne arritëm që falë punës së vazhdueshme dhe këmbëngulëse të gjeneratave të tëra ta çojmë procesin e nisur që nga mëvetësimi deri në finalizim nga presidenti legjendar, Fadil Vokrri, duke mos harruar edhe meritat e të gjithë atyre që punuan për më shumë se dy dekada në organizimin e futbollit në krye me Agim Bytyqin, Rexhep Abdullahun e Sabri Hashanin me bashkëpunëtorë.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...