“Sot futbolli ynë ka humbur një prej figurave të shquara të historisë së tij”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke folur për ndarjen nga jeta të Ejup Mehmeti – Kapitit.
Trajneri dhe ish-futbollisti i njohur kosovar ka vdekur sot. Ai njihej si një emër i përkushtuar në zhvillimin e futbollit dhe edukimin e gjeneratave të reja në këtë sport.
Ademi e ka vlerësuar figurën e Kapitit, duke e kujtuar si mik, bashkëlojtar dhe trajner. “Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, bashkëlojtarit dhe më pas trajnerit tim, Ejup Mehmeti – Kapiti. Ishte privilegj për mua të luaja përkrah Ejupit e më vonë ta kisha edhe si trajner. Ai ishte ndër trajnerët që punoi me përkushtim maksimal dhe udhëzoi shumë të rinj në rrugën e futbollit profesionist. Ejupi ishte më shumë se një futbollist dhe trajner. Ishte njeri i dijes, i përkushtuar ndaj futbollit dhe zhvillimit të të rinjve. Dashuria e madhe për futbollin bëri që ai të kryejë magjistraturën në Universitetin e Sarajevës për futboll si dhe të jetë me licencë Pro të UEFA-s, duke qenë edhe pjesë e stafit të klubit të Bundesligës, Hamburg. Krahas futbollit ai dha kontribut të çmuar për vendin, pasi ishte veprimtar i madh i çështjes kombëtare. Kontributi i tij në KF Prishtina dhe në futbollin e Kosovës në përgjithësi nuk do të harrohet. Ai do të kujtohet gjithmonë për qetësinë, urtësinë dhe dashurinë e pakufishme për futbollin. Lamtumirë, miku im!”, ka shkruar Ademi “Faleminderit për gjithçka i ke dhënë këtij sporti dhe neve që patëm fatin të të njohim nga afër”.
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...