Ylli i Wolves, Adama Traore është lojtari më i fundit nga Premierë Liga që ka rezultuar pozitiv në analizat e koronavirusit, andaj është detyruar të largohet nga Kombëtarja e Spanjës.
Spanjolli shpresonte që të bënte paraqitjen e parë për Kombëtaren nën urdhrat e Luis Enrique, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, shkaku që është me koronavirus ka bërë që të humbë dy ndeshjet e Spanjës në Ligën e Kombeve dhe ndeshjen e parë të Premierë Ligës.

Sipas Marca, Traore do izolohet rreth 14 ditë, ndërsa Spanja do zhvillojë ndeshjet gjatë kësaj jave.
Lojtari vazhdon të kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane, si Liverpool, Manchester City dhe ish klubi Barcelona./arbresh.info.
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...