
MOENCHENGLADBACH, GERMANY - MARCH 07: Achraf Hakimi of Borussia Dortmund scores his team's second goal during the Bundesliga match between Borussia Moenchengladbach and Borussia Dortmund at Borussia-Park on March 07, 2020 in Moenchengladbach, Germany. (Photo by Frederic Scheidemann/Bongarts/Getty Images)
Ish-mbrojtësi i Interit, tani i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi është akuzuar për përdhunim ka thënë tha prokurori i Nanterre.
Hakimi është marrë në pyetje nga prokurorët të enjten në lidhje me një akuzë të një 24-vjeçareje.
Hetimi është duke u zhvilluar nga Prokurori i Nanterre në departamentin Hauts-de-Seine, periferitë perëndimore të Parisit.
Një zëdhënës i PSG-së ka thënë për CNN të enjten se klubi “mbështet lojtarin që ka mohuar me vendosmëri akuzat dhe i beson sistemit të drejtësisë. Paris Saint-Germain është një institucion që promovon respektin brenda dhe jashtë fushës”.
#BREAKING PSG and Morocco footballer Achraf Hakimi charged with rape: prosecutors to AFP pic.twitter.com/n39WqlPApl
— AFP News Agency (@AFP) March 3, 2023
Avokati i lojtarit, Fanny Colin, ka thënë të enjten se “Akuzat janë të rreme… dhe ai është në dispozicion të drejtësisë”.
Hakimi kaloi një sezon te Interi më 2020-2021 duke fituar titullin e Serie A nën drejtimin e Antonio Contes. Ai shënoi shtatë gola në 45 paraqitje me Nerazzurrët, raporton telegrafi.
Marokeni iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2021, duke përfunduar një transferim prej 60 milionë eurosh plus bonuse.
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...