Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde duket se kishte humbur durimin pas një numri të madh pyetjesh ndaj tij lidhur me formën e Antoine Griezmann.
Para ndeshjes së tyre kundër Leganes, Griezmann ishte në qendër të vëmendjes por Valverde dukej i lodhur me pyetjet e vazhdueshme ndaj francezit, transmeton portali arbresh.info.

“Pse ka kaq shumë pyetje që fillojnë kështu ‘a jeni të shqetësuar me?'”, pyet Valverde.
“Në fund, unë largohem nga konferenca për shtyp i shqetësuar rreth këtyre gjërave”
“Ajo për të cilën shqetësohem është se ai është me ne dhe ofron shumë sa i përket punës, golave dhe qartësisë së lojës”, përfundoi Valverde.
Barcelona luan si mysafirë kundër Leganes pasditen e sotme duke filluar nga ora 13:00./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...