Mediat në Itali pretendojnë se AC Milani refuzoi mundësinë për të nënshkruar me sulmuesin Tammy Abraham këtë verë para se talenti të kthehej në një sensacion te Chelsea.
Në fakt, ka pasur raporte se sulmuesi ishte në bisedime për transferim në Serie A pas formës impresive të shfaqur gjatë kohës në formë huazimi te Aston Villa sezonin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Tuttomercatoweb tani thekson se ishte Milani që u tërhoq nga marrëveshje duke konsideruar se Abraham ishte pa eksperiencë në nivel të lartë të futbollit.
Ai mbush 22 vjeç javën e ardhshme dhe deri tani këtë sezon ka shënuar shtatë gola brenda gjashtë ndeshjeve në Premierë Ligë.
Abraham ka fituar gjithashtu dy paraqitje te skuadra kryesore e Anglisë./arbresh.info/
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...