AC Milani raportohet të jetë duke menduar për nënshkrimin me mesfushorin Ivan Rakitic, i cili nuk është pjesë e planeve të Barcelonës.
Bazuar në një raport mëngjesin e sotëm (e enjte) nga Tuttosport, operacioni mund të kryhet në rast se marrëveshja arrihet fillimisht në formë huazimi por me obligimin për blerje më pas, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, skuadra katalunase nuk mund të pranoj një marrëveshje të tillë ndërkohë që të interesuar për shërbimet e tij janë edhe shumë skuadra të tjera.
31-vjeçari ka bërë vetëm shtatë paraqitje në La Liga deri tani.
Ndërkohë klubet e interesuara për shërbimet e tij përmendet gjigantët si Interi e Paris Saint Germaini./arbresh.info/
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë