AC Milani ka njoftuar nënshkrimin në formë huazimi me sulmuesin Gonzalo Higuain nga Juventusi.
30-vjeçari finalizoi transferimin e tij te gjiganti italian pasi kreu me sukses testin e tij mjekësor në klub mëngjesin e sotëm (e enjte), transmeton portali arbresh.info.
Milani dhe Juventusi kanë kryer një marrëveshje të trefishtë pasi përveç Higuanit, Leonardo Bonucci është rikthyer në Torino duke u shkëmbyer me Mattia Caldaran.
Kjo marrëveshje është kryer pas transferimit prej 100 milionë euro të Cristiano Ronaldos në Juventus nga Real Madridi.
Higuain kishte kaluar te Juventusi në vitin 2016 për 90 milionë euro pasi shënoi 36 gola në Serie A në sezonin paraprak te Napoli.
30-vjeçari ka fituar titullin në Serie A dhe Kupën e Italisë gjatë dy sezoneve të tij te Juventusi brenda të cilave ka shënuar gjithashtu 55 gola brenda 105 paraqitjeve./arbresh.info/
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026