Fitorja ndaj Lazios ka mbajtur ende të gjalla shpresat e AC Milanit për të përfunduar në top katërshe këtë sezon.
“Rossonerët” kanë siguruar tri pikë të plota në takimin e sotëm (e diele) kundër Lazios duke fituar me rezultat 2 me 1 ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 22-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Goli i epërsisë nga skuadra e Gennaro Gatussos në Giuseppe Meazza erdhi pas vetëm 15 minuta lojë.
Sulmuesi qendror Patrick Cutrone realizoi për 1 me 0 me kokë pas një asistimi nga Hakan Calhanoglu. Megjithatë, shifrat u barazuan për 1 me 1 pas vetëm pesë minuta lojë pasi mysafirët arritën të realizojnë golin e barazimit përmes Adam Marusic (20′).

Ende pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë, AC Milani u rikthye në epërsi duke shënuar një supergol me kokë përmes Giacomo Bonaventuras. Mesfushori anësor shënoi për 2 me 1 derisa po zhvillohej minuta e 44 ndërkohë që asistimi ishte krijuar nga Davide Calabria.
AC Milan tani gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me 34 pikë, aq sa ka edhe Sampdoria një pozitë më artë me një ndeshje më pak, ndërsa Lazio gjendet në pozitën e tretë me 46 pikë./arbresh.info/
Shikoni tri golat e realizuara këtë ndeshje:
https://streamable.com/cny4f
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...