“Rossonerët” kanë siguruar një fitore të thellë në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj SPAL-it.
AC Milani ka vazhduar si i pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit kompetitive pas fitores së thellë 4 me 0 në takimin e sotëm kundër SPAL-it në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Goli nga Patrick Cutrone pas vetëm dy minutave lojë në Paolo Mazza i dha epërsinë skuadrës së trajnerit Gennaro Gatusso. Sulmuesi 20-vjeçar vazhdoi shkëlqimin duke realizuar edhe golin e dytë personal për të dyfishuar epërsinë e mysafirëve për 2 me 0 në minutën e 65′ të pjesës së dytë.

Shpresave të skuadrës së Leonardo Semplicit i dha fund përfundimisht Lucas Biglia me një gol të bukur nga distanca duke shënuar për 3 me 0 pas një tjetër gabimi nga mbrojtja e tyre, por goli përfundimtar u realizua nga Fabio Borini për 4 me 0 në minutën e fundit të kohës së rregullt.
“Kuqezinjtë” nuk ka humbur asnjë ndeshje që nga dhjetori i vitit të kaluar. Ata kanë siguruar katër fitore dhe dy barazime në Serie A.
AC Milani tani ka 38 pikë dhe qëndron në pozitën e shtatë në tabelë, prapa Sampdorias në pozitën e gjashtë me pikë të ngjashme por me një ndeshje më pak./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e realizuara nga AC Milani:
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...