AC Milan vazhdon të jetë tejet i interesuar për mesfushorin e Arsenal-it, Lucas Torreira.
24-vjeçari ka impresionuar të gjithë gjatë disa ndeshjeve me skuadrën, mirëpo disa lëndime kanë shkaktuar të humbë pozitën në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri, Mikel Arteta nuk ka arritur ta përdorë uruguaianin në shumë ndeshje, pasi në ndeshjen kundër Portsmouth theu kyçin e këmbës.

Sipas Corriere dello Sport, “Rosonerët” kanë shtuar interesimin për Torreira-n dhe janë të gatshëm të paguajnë vlerën që kërkon gjiganti anglez prej 40 milionë euro.
Thuhet se Milan beson se Torreira është lojtari i duhur për të përforcuar mesfushën dhe mund t’iu ndihmojë të rikthehen përsëri në Ligën e Kampionëve.
Pos Milan-it, interesim ka edhe rivali Napoli, që u munduan ta transferojnë edhe në vitin 2018, por lojtari zgjodhi klubin anglez.
Agjenti i Torreira-s tashmë ka filluar bisedimet sepse klienti i tij nuk është duke mundur të jetë në formacionin e parë shkaku i formës së mirë të Granit Xhakë-s dhe Matteo Guendouzi-t./arbresh.info.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...