
Pierre-Emerick Aubameyang gjithmonë ka dashur të transferohet te Real Madridi
E ardhmja e Pierre-Emerick Aubameyang duket se është larg Borusia Dortmundit.
E përditshmja gjermane ‘Bild’ flet për një largim të mundshëm të sulmuesit nga Gaboni, që në muajin janar dhe kjo për shkak të tensioneve të shfaqura së fundmi në raportet mes futbollistit dhe klubit verdhezi.
Drejtuesit e Dortmundit përpara disa ditësh vendosën të pezullojnë Aubameyang për shkak të vonesave të tij të njëpasnjëshme në seancat stërvitore.
Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga Aubameyang, i cili e ka konsideruar atë të papranueshëm, duke kërkuar edhe largimin nga verdhezinjtë, përcjellë Top Channel.
Gjithnjë sipas ‘Bild’, kjo situatë e re e krijuar në ambientet e BVB-së, ka shtyrë drejtuesit e kësaj të fundit të vendosin edhe një çmim për kartonin e Aubameyang, që kap vlerën e 60 milionë eurove.
Tani pritet vetëm reagimi nga klubet e interesuara për shërbimin e sulmuesit nga Gaboni, mes të cilave deri përpara disa javësh ishte edhe Real Madridi.
Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Chelsea e Liverpooli.
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...
Kurti ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Minis...
Drita – Alkmaar, formacionet zyrtare