Amir Abrashi është rikthyer në stërvitje me ekipin, pasi kishte pushuar për një periudhë prej shtatë muajsh.
Ai kishte probleme me lëndime duke iu përsëritur shpesh të njëjtit.
“Pitbulli shqiptar” zhvilloi stërvitje me lojtarëve e Freiburgut pas 239 ditëve mungesë me skuadrën gjermane.

Ai është shfaqur mjaft i lumtur pas stërvitjes që ka kryer me grupin dhe që është vënë nën urdhrat e trajnerit të tij.
“Pas një kohe kaq të gjatë, pas 7 muajsh e gjysmë, po stërvitem me grupin sërish”.
“Kam kaluar ditë shumë të vështira. Kishte prej atyre ditëve që thoja: ‘do ta kaloj me sukses’”.

“Kishte prej atyre ditëve që thoja: ‘pse sërish unë, pse 7 muaj’. Janë gjëra që nuk mund t’i ndryshosh”, ka thënë mesfushori.
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik