Pronari i Chelseat, Roman Abamovich ka lëshuar një komunikatë për media përmes zëdhënësit të tij, duke mohuar disa nga lajmet që kishin qarkulluar së fundmi.
Lajmi i parë që është mohuar është se synimet Abramovich në lidhje me dhurimin e të ardhurave nga shitja e Chelsea për bamirësi nuk kanë ndryshuar dhe klubi ka sqaruar hapat që janë marr deri më tani.
Pastaj sipas komunikatës, Abramovich nuk ka kërkuar që t’i shlyhet ndonjë hua – lajme të tilla janë krejtësisht të rreme sipas klubit – siç janë edhe ato lajme që Abramovich ka rritur çmimin për shitjen e klubit në minutën e fundit.
Statement on behalf of Mr Abramovich.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 5, 2022
Madje aty shkruhet që Abramovich po punon për të gjetur një kujdestar të mirë për Chelsea FC, duke inkurajuar çdo ofertues që të angazhohet për të investuar në klub – duke përfshirë edhe Akademinë, ekipin e femrave, rizhvillimin e nevojshëm të stadiumit si dhe mirëmbajtjen e Fondacionit Chelsea.
Tutje Abramovich thuhet se nuk ka akses apo kontroll mbi fondet aktuale apo ato të shitjes, dhe nuk do të ketë asnjë akses apo kontroll mbi fonde pas shitjes.
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës
Arrin në Kosovë grupi i katërt i haxhilerëve nga Gjilani, Li...
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...