Reuters raportoi se oligarku rus Roman Abramovich kishte refuzuar një ofertë të parë për shitjen e Chelseat që ishte rreth 3 miliardë euro, por pa e zbuluar se kush e kishte bërë këtë ofertë.
Pasditen e së martës, gazeta zvicerane “Blick” raportoi se Abramovich kishte një ofertë zyrtare nga miliarderi zviceran, Hansjorg Wyss, i cili drejton një konsorcium milionerësh së bashku me Todd Boehly.
Shuma e ofertës ende nuk është zbuluar ende nga mediat zvicerane.
Roman Abramovich konsiderohet nga Parlamenti Britanik si një nga oligarkët e afërt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndaj shpallën sanksione ndaj tij.
Presidenti i Chelseat si rrjedhojë e këtyre sanksioneve ka vendosur që ta shesë klubin londinez, të cilin e drejton prej rreth dy dekadash./Telegrafi/
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...
Policia shqiptare dhe ajo portugeze bashkëpunim të ri në luf...
Elezi: Do të vlejë rezultati i rinumërimit dhe jo i Qendrave...
Osmani takon presidentin e Singaporit, i kërkon heqjen e viz...
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sul...