Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thuhet se tashmë ka vendosur për rolin që Aaron Ramsey do të luaj për klubin kur t’iu bashkohet atyre sezonin e ardhshëm.
Ramsey do t’i bashkohet Juventusit në fund të sezonit, me të skaduar kontrata e tij aktuale te Arsenali, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi uellsian aktualisht është duke qëndruar jashtë fushës për shkak të lëndimit dhe pritet të rikthehet muajin e ardhshëm në fushë.
Gazzetta dello Sport pohon se Allegri ka identifikuar se në çfarë pozite do të luaj Ramsey.
Ai e sheh atë si një mesfushor prapa dy sulmuesve në formën 4-3-1-2, gjë që do të thotë se Paulo Dybalas mund t’i tregohet dera e largimit./arbresh.info/
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...