A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendurinë ndaj Elches

08:04 | 15 Mars 2026
E.G

Real Madridi mori një fitore të thellë me rezultat 4-1 në shtëpi ndaj Elches në kuadër të javës së 28-të në La Liga.

Me këtë triumf, ‘Los Blancos’ vendos presionin mbi Barcelonën të cilët të dielën do të luajnë ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Sevillës.

Për Real Madridin golat në këtë sfidë i realizuan Antonio Rudiger, Federico Valverde, Dean Huijsen dhe Arda Guler.

Në atë që dukej se Valverde ka shënuar golin më të bukur të mbrëmjes, Guler u përkujdes që në pjesën e dytë të shënonte një gol edhe më spektakolar.

Në një distancë mbi 60 metra, Guler e vërejti portierin kundërshtar që kishte dalë nga vija e portës, për të realizuar një euro gol.

Ky realizim i tij ngriti gjithë stadiumin në këmbë me duartrokitje, teksa edhe trajneri Alvaro Arbeloa mbeti i befasuar diçka që e tregon edhe reagimi i tij me dy duart në kokë./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale