Juventusi mund t’i duhet të përballet me humbjen e Matthijs de Ligt në fund të këtij sezoni.
Holandezi mbetet një nga mbrojtësit më të mirë të Evropës dhe ai ka vazhduar të tërheqë vëmendjen e klubeve anembanë kontinentit pavarësisht se luan për Juventusin.
Për shkak se Mino Raiola e përfaqëson atë, është e vështirë të jesh shumë rehat me të ardhmen e tij kur ai nuk ka nënshkuar një kontratë të re afatgjate.
Juve do të kërkojë rreth 100 milionë euro nëse mendon ndonjëherë të shesë ish-lojtarin e Ajaxit.
Zakonisht, kjo tarifë duhet të trembë disa nga kërkuesit e tij, por “Tuttomercato” pretendon se ai ka të paktën dy klube të gatshme t’i ofrojnë Juves shuma të majme për të siguruar transferimin e tij.
Raporti pretendon se në verë, Barcelona dhe Chelsea do t’u ofrojnë atyre atë shumë për të testuar përkushimin e tyre për ta mbajtur holandezin në skuadër./Arbresh.info
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...