Javën që po lëmë pas, përfaqësuesit e Serbisë dhe mediat atje kanë shkruar se Beogradi ka lobuar që shteti i Surinamit ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në qeveri thonë se ende nuk ka arritur një dokument i tillë që i vërteton pretendimet e Serbisë.
Ndërkaq, opozita vlerëson se Qeveria duhet të jetë syçelë në thellimin e marrëdhënieve bilaterale me vendet që e kanë njohur Kosovën dhe me ato vende që nuk e kanë bërë një gjë të tillë ende.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, megjithatë thotë se pavarësia e Kosovës proces i pakthyeshëm dhe se dokumenti i prezantuar nga Serbia është i dyshimtë.
“Nga ajo që kemi parë është format i çuditshëm, që i referohet entitetit ‘Kosovo i Metohija’ që nuk ekziston”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, deputetja e VV-së beson që është tërhequr kjo njohje, duke shtuar se “në krye të institucioneve janë njerëz jokredibilë.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...