Neymar dhe Edinson Cavani duket se kanë lënë pas shpine atë që ndodhi javë më parë.
Paris Saint Germaini goditi gjermanët në Parc des Princes duke fituar me rezultat të thellë 3 me 0 të mërkurën në Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

Edhe nëse rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për gjigantin francez, harmonia e shfaqur ndërmjet sulmuesve në fushë duket se ka bërë që trajneri Unai Emery të shkojë në shtëpi i qetë.
Cavani ishte lojtari që dyfishoi epërsinë e PSG-së ndaj Bayern Munichut pas golit nga Dani Alves në minutën e dytë të ndeshjes.

Edhe pse fillimisht shtyu festimin, Neymar më pas shkoi dhe e përqafoi reprezentuesin uruguaian pasi festoi së pari me sensacion Kylian Mbappe.
Miqësia e tyre më pas mori një tjetër lulëzim momente më vonë.
Neymari i krijoi një mundësi bashkëlojtarit të tij, por edhe pse sulmuesi e humbi atë, Cavani shkoi shpejtë dhe e përshëndeti me dorë bashkëlojtarin e tij nga Amerika Jugore.
Konflikti i dyshes, që tashmë duket se ka përfunduar, nisi për penalltinë kundër Lyonit në fillim të këtij muaji./arbresh.info/

Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar