Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka konfirmuar se përfaqësuesja jonë është duke u punuar për gjetjen e trajnerit të ri.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ‘Klan Kosova’, Fadil Vokrri ka thënë se ende nuk ka asgjë të re rreth asaj se kush do të jetë pasues i përhershëm i Albert Bunjakut por ata janë duke kërkuar për një zgjedhje të duhur, shkruan portali arbresh.info.
“Jo nuk ka”, ka thënë fillimisht Vokrri pasi kreu obligimin e tij si qytetar duke votuar.
“Lëvizje ka sigurisht por jemi në përspektim e sipër dhe ne nuk do të ngutemi deri sa të gjejmë zgjedhjen optimale në momentin e duhur”, shtoi ai.
Përfaqësuesja e Kosovës aktualisht është duke udhëhequr nga Muharrem Sahiti, i cili e nisi detyrën e tij me fitore 4 me 3 në miqësoren ndaj Letonisë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...