Ndeshja e Arsenalit në Evropa Ligë me skuadrën ukrainase Vorskla Poltava do të zhvillohet në stadiumin Olympic në Kiev mbrëmjen e sotme (e enjte), ka konfirmuar UEFA.
Para ndeshjes ka pasur dyshime të mëdha rreth zhvillimit të saj dhe vendit se ku do të luhet, transmeton portali arbresh.info.
Trupi qeverisës i futbollit ka njoftuar mbrëmjen e kaluar se ndeshja është zhvendosur për tu zhvilluar nga Potava në kryeqytet – 185 milje larg, për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë pas shpalljes së ligjit ushtarak në disa regjione të Ukrainës.
Ndërkohë, Vorskla ka dhënë sugjerime se ndeshja mund të mos zhvillohet.
Nikoqirët ka thënë se atyre nuk iu është treguar se do të ndryshohet stadiumi dhe kishin shfaqur pakënaqësi rreth kësaj.
Sidoqoftë, UEFA ka konfirmuar se ndeshja në kuadër të Grupit E do të luhet në Kiev siç është planifikuar./arbresh.info/
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...
Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon s...
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
“Je shpirt artisti”, Shkurta merr një mesazh emocional nga m...
“Jam Albini pushkë me qitë”, Konjufca thotë se po e dëgjon ...
Evropianët propozojnë një forcë shumëkombëshev në Ukrainë