Sulmuesi i Bayern Munich, Philippe Coutinho ka pranuar se dëshira e tij është të qëndroj në “Allianz Arena” dhe koha e tij në Barcelonë ka përfunduar.
27-vjeçari në afatin veror u huazua nga “bavarezët” me mundësi blerje në fund të sezonit për 120 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani është në formë të mirë dhe ka arritur t’i impresionoi të gjithë me kualitetin e tij.
“Ndihem rehatshëm. Kam plan të qëndrojë dhe jam i fokusuar për kohën time këtu. Nëse çdo është në rregull, do të doja të qëndroja”

Coutinho gjithashtu ka thënë se është duke kaluar mirë nën urdhrat e Hans-Dieter Flick, i cili të shtunën pësoi humbjen e parë në stolin e kampionit të Gjermanisë.
“E kuptojmë mënyrën e stërvitjes dhe jam duke luajtur mirë. Gjërat janë duke shkuar mirë. Flick bën që të gjithë të ndihen rëndësishëm dhe të lumtur, por e dimë se kemi shumë punë për të bërë”
Ndeshja e radhës për Bayernin është kundër liderit Borussia Monchengladbach./arbresh.info
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...