Ylli i Kombëtares së Zvicrës, me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, ka folur rreth spekulimeve të fundit që lidhen me trajnerin e tij, Xabi Alonso për një largim të mundshëm nga skuadra e Bayer Leverkusenit.
Alonso është emëruar trajner i Leverkusenit që nga tetori i vitit 2022, ndërsa arriti që ta marrë skuadrën nga fundi i tabelës ta vendos në vendin e parë në Bundesligë, shkruan Arbresh.info
Pas këtyre rezultateve fantastike, ka rritur interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
“Derisa ai është këtu, ne do ta shijomë atë. Do të vijë dita kur ai ndoshta do të duhet të lëvizë, por kjo është normale në futboll”, deklaroi Xhaka për “Sky Germany”.
“Nuk e kam atë ndjenjë për momentin se mendja e tij është diku tjetër. Ne e shohim këtë çdo ditë, ai vrapon thuajse më shumë se që bëjmë ne në stërvitje. Ai na jep ne atë urinë që e ka, atë ndjenjën që dëshiron të fitojë. Dhe natyrisht ne duam që t’ia kthejmë atij dhe ta shpërblejmë atë”- shtoi ai.
“Farmaceutikët” aktualisht gjendet 7 pikë larg nga Bayern Munich të cilët kanë një ndeshje më pak.
Leverkuseni nuk e ka pësuar asnjë humbje në këtë sezon dhe është skuadra e vetme në Evropë me këtë arritje magjike. /Arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës