Thashethemet e freskta rreth largimit të mundshëm të Mesut Ozilit nga Arsenali janë hedhur poshtë.
Ozil është përfolur shumë brenda kësaj jave për transferim te gjiganti turk Fenerbahce dhe rivali anglez Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, mediat në Turqi kanë hedhur poshtë këto pretendime tani duke insistuar se këto spekulimet janë ngjallur “nga mediat në gjuhen angleze”.
Fenerbahce, ku në detyrë është ish trajneri i Tottenhamit dhe Liverpoolit – Damien Comolli, nuk ka bërë asnjë përpjekje për të kontaktuar Ozilin rreth transferimin në Stamboll pas vitit të ri.
Ndërkohë, Manchester United nuk është gjithashtu në kontakt me ish reprezentuesin e Gjermanisë./arbresh.info/
Ilir Meta mbetet në burg, rrëzohet kërkesa për zëvendësim ma...
Kurti fton qytetarët t’i bashkohen LVV si vullnetarë: Bashko...
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...
Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndi...