Pritja solemne në shënimin e 11 vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovë. Federata Ndërkombëtare e Xhudos, në bashkëpunim me “sportbusiness.com” ia ka kushtuar një shkrim Olimpiadës së Tokyos, ku njëra prej pyetjeve është nëse Majlinda Kelmendi do ta fitojë përsëri medaljen e artë olimpike, njëjtë si në “Rio 2016”.
Lojërat Olimpike verore po afrojnë dhe është koha për t’i bërë llogaritë, shkruan Gazeta Express.
Vitin e ardhshëm do të mbahet evenimenti më i rëndësishëm sportiv në botë, ndërsa garuesit po bëhen gati për t’u treguar sa më të suksesshëm aty.
Portali “sportbusiness.com” në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Xhudos (IJF) e ka publikuar një shkrim rreth “Tokyo 2020”, ndërsa njëra prej pyetjeve që e parashtron drejtori për media i IJF-së, Nicolas Messner është nëse Majlinda Kelmendi do të tregohet përsëri e suksesshme, njëjtë siç bëri edhe në Olimpiadën “Rio 2016”, përcjell Gazeta Express.
“Xhudo është gjithmonë popullore gjatë Lojërave Olimpike pasi ua ofron shumë vendeve të shkëlqejnë aty. Ka shumë pyetje të cilave duhet t’ju përgjigjemi në Tokio në vitin 2020. Njëra prej tyre është: A do ta fitojë Majlinda Kelmendi titullin e dytë për Kosovën”, ka thënë Messner.
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë
Keith Self: Të zbatohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni...
Të shtëna me armë në Breg të Diellit, Policia konfirmon vdek...
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur