Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim drejtuesit e Federatës të Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës dhe Përfaqësuesit e Palestrave Private Sportive të Fitneseve të Kosovës, më të cilët diskutoi për shqetësimet e të gjitha klubeve të Bodibildingut dhe Fitnesit lidhur me ndërprerjen e punës së tyre për shkak të pandemisë.
Ministrja Dumoshi i informoj të pranishmit për sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi ynë për shkak të pandemisë dhe i premtoi mysafirët që në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë dhe me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) do të shqyrtojnë mundësinë për riaktivizimin e të gjitha sporteve, duke pasur parasysh që të gjithë sportistët po ballafaqohen me vështirësi për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre.
Ministrja Dumoshi tha se do të kërkojë që varësisht nga kapacitetet dhe rekomandimet e Institutit, të rishqyrtohet çështja e kërkesave që përfaqësuesit e fitneseve parashtruan, sepse edhe federata dhe klube tjera sportive kanë të njëjtat kërkesa, por që vendimmarrjen e kanë në dorë Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja.
“Jam e vetëdijshme që të gjitha federatat po kalojnë një fazë të vështirë në këtë kohë, shkak të pandemisë, por ne si ministri dhe unë personalisht si ministre do të angazhohem që t’i adresojë shqetësimet dhe kërkesat e juaja tek ministri i shëndetësisë”, tha ministrja.
Ndërkaq, drejtuesit e federatave e falënderuan ministren Dumoshi dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin për sportin. Ata e informuan ministren për shqetësimet e tyre si dhe për planet e synimet që kanë pas riaktivizimit, kur institucionet relevante e lejojnë një gjë të tillë./arbresh.info.

Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...