Cristiano Ronaldo po vazhdon të thyej rekorde duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit.
Portugezi sot ka realizuar dy gola brenda pjesës së parë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm ndaj Hungarisë, shkruan Arbresh.info.
Rezultati pas 45 minutave është 2-1 për portugezët. 40-vjeçari, fillimisht shënoi në minutën e 22-të për ta barazuar rezultatin.
Kurse në fundin e pjesës së parë realizoi për 2-1.
Tashmë ai ka mbërritur në kuotën e 948 golave në karrierë. Kurse me dy golat e shënuar sonte ai është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kualifikimet e Kupës së Botës./Arbresh.info
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin