9 ndeshje, 9 gola – Flet ylli i Prishtinës

23:32 | 13 Qershor 2020

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John, është shprehur i lumtur me tre pikët e fituara, përderisa ka thënë se është i kënaqur edhe me statistikat e tij mbresëlënëse me bardhezinjtë, pasi ka arritur t’i shënojë nëntë gola në nëntë ndeshje të zhvilluara.

Otto John, i cili u bë pjesë e klubit kryeqytetas gjatë afatit kalimtar të verës, arriti sot t’ia fitojë Prishtinës ndeshjen kundër Vushtrrisë me rezultat 2:0, duke i shënuar dy golat e vetme, transmeton Gazeta Express.

Kontributi i tij ka qenë mbresëlënës që nga ardhja në “Fadil Vokrri. Ai i ka zhvilluar 9 ndeshje dhe ka shënuar po aq gola: Vushtrrisë 5 gola (2 për Kupë), Ferizajt 2 gola dhe 1 gol Drenicës e Dritës. Ndërsa, nuk ka shënuar në dy ndeshje nga 9 paraqitje, kundër Ballkanit dhe kundër Drenicës për Kupë.

“Ne u angazhuam maksimalisht që nga kjo ndeshje të marrim pikët e plota e pastaj patëm mundësi edhe manovrimi”, ka thënë John.

“Jam i lumtur për golat, jam i lumtur me shokët e ekipit dhe ekipin në tërësi. Jam i kënaqur me këto tre pikë dhe krejt çfarë dua është të vazhdojmë me këtë ritëm”.

“Natyrisht se jam i kënaqur me statistikat e mia dhe dua të ndihmoj ekipin të arrijmë, krijojmë golin dhe lutëm shumë të vazhdojmë sa më gjatë kështu”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara