Një djalë rus 6-vjeçar ka bërë atë që edhe një ekspert palestre mund ta ëndërrojë.
Ibrahim Lyanov nga rajoni Novy Redant theu rekordin botëror duke bërë 3.270 pompa për dy orë.
Ai fitoi një apartament për familjen e tij si edhe hyri në Librin e Rekordeve Ruse.
Megjithatë Lyanov nuk u ndal me 3.270 pompa që ishte rekordi i vendosur në Rusi. Por djali vazhdoi duke arritur në total prej 4.445 pompa.
Apartamenti iu dha djalit nga një klub lokal sportiv i quajtur “Chingiz”. Ai u trajnua atje çdo ditë së bashku me babanë e tij, që e ndihmoi të fitonte garën dhe ende shkon dy herë në javë.
Lyanov nuk është i pari që e fiton këtë çmim falë këtij suksesi të jashtëzakonshëm.
Vitin e kaluar, një djalë pesëvjeçar fitoi një veturë të tipit Mercedes të ri pasi ai arriti të bëjë 4.105 pompa, gjithashtu pa u ndalur./oranews
Limaj: Kryeministri i ardhshëm duhet të jetë nga opozita
Ish-kryetari i Leposaviqit pjesë e listës së kandidatëve të ...
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...