Kampioni i Kosovës në hendboll për femra, Istogu, e ka mësuar kundërshtarin për raundin e tretë të Kupës Evropiane (EHF European Cup).
Pas shortit të hedhur të martën, Istogu do të përballet me skuadrën e njohur portugeze Madeira Andebol SAD.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Portugali më 8 apo 9 nëntor, ndërsa ajo e kthimit në Kosovë më 15 apo 16 nëntor.
Madeira është njëra prej skuadrave më me përvojë në garat evropiane, ndërsa garimin e nis pikërisht nga ky raund.
Istogu ka kaluar për herë të pestë në histori një kundërshtar evropian, pasi në raundin e dytë eliminoi ekipin grek AEP Panorama, me të dyja ndeshjet e zhvilluara në Banjë.
Tri skuadrat e tjera kosovare – Samadrexha, Ferizaj dhe Shqiponja – janë eliminuar nga gara.
Pavarësisht sfidës së vështirë që e pret, Istogu synon ta vazhdojë serinë e sukseseve në arenën evropiane./rtk
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...