Nga 500 euro për kokë. Kaq është shpërblimi që kanë përfituar lojtarët e Vllaznisë pas barazimit kundër Partizanit në “Loro Boriçi”. Edhe pse në klubin shkodran nuk kanë dëshirë të tregojnë për premion, “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se dje futbollistët kanë marrë nga 500 euro secili, duke ngrohur xhepat.
Një shumë të majme lojtarët morën edhe pas barazimit në Kukës, ndërsa tashmë presin të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive, për të blinduar vendin e katërt.
Vllaznia luan të shtunën në Vlorë ndaj Flamurtarit, në një ndeshje që do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve. Edhe pse është 37 pikë, ekipi kuqeblu ende nuk mund të thuhet se e ka siguruar mbijetesën.
Zbulohet një laborator i drogës nën kotecin e pulave në Mali...
Dy të vdekur dhe tre të plagosur pas të shtënave me armë zja...
KQZ: Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar ...
Mblidhet kryesia e PDK-së, Totaj për rikthimin e Limajt: Nuk...
Fisnik Asllani i qartë për synimet: Ëndërrojmë Ligën e Kampi...
Netanyahu thotë se udhëheqësi suprem iranian besohet të jetë...