Finalja e Superligës së Kosovës në basketboll po zhvillohet në Minatori.
Trepça dhe Bashkimi po luajnë ndeshjen e gjashtë finale, teksa ‘Minatorët’ janë duke udhëhequr 3-2 në serinë finale.
E në një atmosferë të jashtëzakonshme në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë, ndeshjen po e shikojnë së bashku edhe dy kandidatët për kryeministër të Kosovës nga zgjedhjet e fundit.
Bedri Hamza nga radhët e PDK-së dhe Albin Kurti nga radhët e VV-së janë pranë njëri tjetrit në finalen e madhe.
Hamza që është edhe Kryetar i Komunës së Mitrovicës sigurisht që ka dëshirë të triumfojë Trepça, derisa Kurti në këtë ndeshje është neutral dhe dëshiron vetëm spektakël në parket pasi në tribuna spektakli nuk mungon nga Torcida.
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pa...