Taekwondisti Jon Gashi ka fituar medaljen e art në Kupën e 6-të Presidenciale të Evropës për të Rinj, të mbajtur dje dhe sot në Stamboll të Turqisë.
Gashi fitoi katër luftëra në kategorinë e kadetëve +65 kilogramë.
Paraqitje mbresëlënëse pati edhe Denis Bllaca, i cili fitoi tri luftëra për junior, kategoria -59 kg, për t’u ndalur në çerekfinale. Denisi fitoi kuotën për pjesëmarrje në Evropianin U21, kategoria Olimpike për të Rinj.
Pjesëmarrës ishte edhe Elion Agushi, që u ndalë në luftën e parë, grupmosha junior, kategoria -55 kg.
Urime garuesve dhe komunitetit të taekwondosë dhe suksese në garat e ardhshme ndërkombëtare./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve